Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Paqe me kushte ose luftë totale, ultimatumi i Putinit për Perëndimin: Moska 100%…
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se çdo prani e trupave perëndimore në territorin e Ukrainës do të shihet si shënjestër legjitime për forcat ruse. Gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok, ai paralajmëroi se një vendim i tillë do të kishte pasoja serioze për sigurinë ndërkombëtare. “Nëse trupat do të shfaqeshin atje, veçanërisht tani gjatë luftimeve, ne i konsiderojmë ato objektiva legjitime. Prania e tyre nuk do të ishte e favorshme për paqen afatgjatë”, tha Putin. Putin u shpreh i gatshëm për një takim me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke propozuar Moskën si vendin më të përshtatshëm për zhvillimin e bisedimeve. “Nëse pala ukrainase dëshiron vërtet këtë takim, ne jemi gati. Le të vijnë në Moskë. Ne do të garantojmë kushtet...