Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Njësoj si me Bin Laden? Operacion sekret i Trump në Korenë e Veriut, raporti tronditës i NYT zbulon misionin e dështuar që përfundoi me vrasjen e civilëve
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, miratoi një operacion sekret të forcave speciale amerikane në Korenë e Veriut gjatë bisedimeve bërthamore të vitit 2019, një mision i dështuar që dyshohet se përfundoi me vrasjen e disa peshkatarëve koreanoveriorë. Lajmi u raportua nga New York Times, bazuar në dëshmi të dhëna nga ish-zyrtarë dhe persona me dijeni për operacionin. Sipas raportit, në mision u përfshi njësia elitare SEAL Team 6, e njëjta që vrau Osama bin Ladenin. Komandot amerikane kishin për qëllim të vendosnin një pajisje përgjimi brenda territorit të Koresë së Veriut, por gjatë operacionit ata u ndeshën me një varkë lokale dhe hapën zjarr, duke vrarë deri në tre persona, të cilët më vonë rezultuan të ishin civilë që po kërkonin butak. Operacioni,...