Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Askush nuk i beson Putin-it”, Zelensky për bisedimet e përfundimit të luftës: Jam i gatshëm, presidenti rus nuk dëshiron
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina është e gatshme për çdo lloj takimi diplomatik, përfshirë edhe takime dypalëshe apo trepalëshe, por shtoi se Presidenti rus Vladimir Putin nuk është i interesuar t’i japë fund luftës. Duke folur nëpërmjet video-lidhjes në hapjen e Forumit Ekonomik të Cernobbio-s, Zelensky tha se “askush nuk i beson Putinit, sepse ai vazhdon përshkallëzimin ushtarak në vend të armëpushimit”, duke e përshkruar si pengesën kryesore për paqen në Ukrainë. “Putini nuk dëshiron ta përfundojë luftën, këto janë vetëm fjalë. Nëse rritet presioni ndërkombëtar, ndoshta ai do të detyrohet ta bëjë këtë. Por sot, ai vetëm e përshkallëzon”, u shpreh Zelensky. Presidenti ukrainas theksoi se hapi i parë drejt paqes duhet të jetë armëpushimi, ndërsa i bëri thirrje vendeve të BE-së,...