Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Shpërthimi ku vdiq Enea Thomaraj në Elbasan! Dëshmia e vëllait të Dumanit: Tritoli motrave Nikolli u vu nga Suel Çela
Fitim Dumani, vëllai i Nuredin Dumanit, bashkëpunëtorit të drejtësisë që ka ndihmuar në zbardhjen e disa vrasjeve të bujshme në vendin tonë, ka folur për herë të parë lidhur me këto ngjarje kriminale. Për “MaShqip” me Flamur Vezaj ka folur edhe për tritolin në derën e banesës së motrave Nikolli në Elbasan, ku humbi jetën i riu Enea Thomaraj. Fitim Dumani thotë se tritoli është vënë nga Suel Çela për të dëmtuar Nuredinin, dhe për t’i hequr atij statusin e të penduarit të dreëjtësisë. PJESË NGA INTERVISTA: Vezaj: Vetëm vëllai jot ka 13 vrasje të zbardhura. Dumani: Nuk ke dëgju gjë akoma, prit se do shohësh edhe më. Në sa vrasje ka marrë pjesë ai…, ka një grumbull me dosje, se kur do zbardhen. Ushtar...