Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Në Lisbonë të Portugalisë përkujtohet Shën Nënë Tereza: Ishte simbol universal i dhembshurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit
Sot, në Lisbonë të Portugalisë është nderuar trashëgimia e Nënës Terezë, në përvjetorin e ndarjes nga jeta dhe shenjtërimit të saj. Ambasadorja e Kosovës në Lisbonë, Edona Maloku së bashku me Patriarkun e Lisbonës, Dom Rui I, të Ngarkuarin me Punë të Nunciaturës Apostolike të Selisë së Shenjtë në Lisbonë, Jose Antonio Teixeira Alves, dhe motrat e organizatës së themeluar nga vet Nëna Terezë në Indi – Misionarët e Bamirësisë – e kanë përkujtuar Shën Terezën si simbol universal të dhembshurisë, përulësisë dhe shërbimit ndaj njerëzimit. “Ceremonia përkujtimore u zhvillua pranë shtatores së Nënë Terezës në Lisbonë, e cila qëndron aty si një dhuratë nga populli i Kosovës, duke lidhur përjetësisht vlerat e saj me dashurinë dhe mirënjohjen tonë”, ka thënë Ambasadorja Maloku./ KultPlus.com