BE-ja gjobit Google me rreth 3 miliardë euro

BE-ja gjobit Google me rreth 3 miliardë euro

Komisioni Evropian ka vendosur të premten një gjobë prej 2.95 miliardë eurosh ndaj kompanisë amerikane, Google, për shkelje të rregullave të konkurrencës duke i favorizuar shërbimet e veta të reklamimit digjital. Komisioni Evropian gjithashtu urdhëroi gjigantin amerikan të teknologjisë t’i ndalë “praktikat e favorizimit të vetes” dhe të marrë masa për të shmangur “konfliktet e interesit” përgjatë zinxhirit të furnizimit në teknologjinë e reklamave. Kjo është hera e katërt që KE-ja e gjobit Google-in. Vendimi i degës ekzekutive të Bashkimit Evropian pritet ta zemërojë presidentin amerikan, Donald Trump, administrata e të cilit ka sulmuar Bashkimin Evropian për rregullat e vendosura ndaj kompanive të mëdha të teknologjisë. Komisioni Evropian tha se hetimi i tij zbuloi se Google “abuzoi me pushtetin e vet” duke favorizuar shërbimet e...