“Kërcet” arma në Kukës, sherr mes dy personave për një vend parkimi

“Kërcet” arma në Kukës, sherr mes dy personave për një vend parkimi

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Kukësit, në afërsi të lagjes nr. 4. gjarja dyshohet të ketë ndodhur pas një konflikti mes dy personave për një vend parkimi. Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit. Sipas informacioneve paraprake, të shtënat janë kryer në ajër dhe deri më tani nuk raportohet për persona të plagosur apo të lënduar. Njoftimi i policisë Kukës/ Informacion paraprak Rreth orës 20:50, në lagjen nr. 5, shtetasi U. D. dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin A. A., ka qëlluar me armë zjarri. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar....