Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Barnat, dieta dhe AI: Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën
Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të Kardiologjisë 2025, konferenca më e madhe në botë për zemrën, prezantuan zbulime të reja mbi mënyrat për të trajtuar sëmundjet e zemrës Ngjarja në Madrid u ndoq nga 33,000 profesionistë të shëndetit nga 169 vende, me mbi 1,100 sesione që përfshinin kërkime “ndryshuese”, udhëzime të reja dhe studime të përparuar. “Konferenca e këtij viti shënon një pikë kthese: kardiologjia nuk ka qenë kurrë më dinamike, ndërdisiplinore dhe e përqendruar tek pacienti,” tha Prof. Felix Mahfoud, kryetar i komitetit të komunikimit të ESC. “Kurrë më parë nuk kemi parë kaq shumë studime të rëndësishme të prezantuara dhe botuar njëkohësisht në revista të njohura, që ndihmojnë në vendimmarrjen klinike dhe përmirësojnë kujdesin ndaj pacientëve.” Barnat që po bëjnë diferencën...