Lamtumira e fundit! Vdekja e Giorgio Armani grumbullon turmën jashtë selisë në Milano

Lamtumira e fundit! Vdekja e Giorgio Armani grumbullon turmën jashtë selisë në Milano

Dy herë në vit, rruga Bergognone në Milano që zakonisht është e qetë, mbyllet për shkak të turmave të Javës së Modës që shkojnë në Teatro Armani. Selia e Giorgio Armani që prej viteve 2000 ka një skenë ku çdo sezon krijohet një pasarelë. Të premten, turna u mblodh sërish, por atmosfera qe e zymtë, shkruan The Guardian. Dhjetëra njerëz erdhën për t’i bërë nderet e fundit stilistit vizionar Giorgio Armani, i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 91-vjeçare. Shtëpia e modës njoftoi se do të vendoste një dhomë funerali në degën kryesore duke u lënë njerëzve mundësinë të shihnin arkivolin dhe të bënin homazhet e tyre nga e shtuna deri të dielën. Sipas dëshirës së Armani, funerali i së hënës do të jetë privat....