Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zvicra trondit Kosovën brenda 45 minutash: mbrojtja katastrofale. Edhe Jashari i Milanit në stadium sonte (VIDEO+FOTO)
5 Shtator 2025 21:38 Telesport Kosova ka nisur kualifikueset për Botërorin 2026 në Amerikë me një rezultat të tmerrshëm në 45′ e para duke u tronditur nga Zvicra në Bazel. Skuadra helvete ka shënuar 4 gola, teksa mbrojtja e Dardanëve sonte ka qenë thuajse inekzistente, ashtu si edhe sulmi ka “ngacmuar” pak fare portën e Sommer. Një 4-0 që në 45′ është mëse i merituar për volumin e lojës së krijuar nga vendasit, ndërsa Kosova ka qenë më shumë një “spektatore pa pagesë” sonte. GOLI I AKANJI 1-0 (VIDEO) GOLI I EMBOLO 2-0 (VIDEO) Që në minutën e 22′ ishte Akanji ai që kërceu mbi debutuesin Avdullahu duke realizuar me kokë. Më pas, Emboli dyfishoi shifrat në 2-0 pas harkimit të bukur nga krahu, ndërsa...