Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Analiza e BBC: Tri mënyra se si skandali Epstein mund të ndikojë te Trump
Sipas një analize të BBC-së, skandali rreth Jeffrey Epstein nuk po largohet nga vëmendja e publikut në Uashington, pavarësisht pushimit mujor në Kongres që republikanët shpresonin se do ta qetësonte situatën. Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë publikoi mbi 33,000 faqe dokumente nga hetimet mbi trafikimin e fëmijëve nga Epstein, por shumë nga këto të dhëna ishin tashmë publike ose me interes të kufizuar. BBC identifikon tre skenarë të mundshëm për ndikimin e këtij skandali në politikën amerikane dhe tek Donald Trump: Viktimat marrin zërin e tyre dhe shtyjnë transparencën Konferenca për shtyp e viktimave dhe familjeve të tyre në Kapitol vendosi viktimat në qendër të vëmendjes. Ligjvënësit si Majorie Taylor Green kanë deklaruar se nuk do të hezitojnë të publikojnë emrat e të dyshuarve...