Ndahet nga jeta artisti Astrit Koçibelli

Ndahet nga jeta artisti Astrit Koçibelli

Showbiz E Premte, 5 Shtator 2025 20:36 Astrit Koçibelli është ndarë nga jeta. Ai është një nga emrat më të dashur të muzikës tradicionale korçare. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra e Artit dhe Kulturës në Korçë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet hidhërimi për humbjen e një prej figurave më përfaqësuese të serenatës. ”Lamtumirë Astrit Koçibelli! Korça humbi sot një nga serenatistët e saj më të dashur. Me zërin dhe shpirtin e tij, Astriti u bë pjesë e historisë së serenatës korçare. Këngët e tij do të vazhdojnë të jetojnë si kujtim i gjallë i dashurisë dhe artit të qytetit tonë”, thuhet në deklaratën zyrtare.