Mandati i katërt i Edi Ramës dhe ca japonezë të zhgënjyer

Mandati i katërt i Edi Ramës dhe ca japonezë të zhgënjyer

Nga Skënder Minxhozi/   Do të jetë një mandat i vështirë apo i lehtë për Edi Ramën?! Në parim pyetja s’do të kishte sens. Rama fitoi në 11 maj gjithçka një politikan mund të ëndërrojë të fitojë për të katërtën herë rresht: 83 mandate dhe një humnerë e thellë votash e konsensusi nga kundërshtari, i cili vijon të kalojë ditët e tij më të vështira. Socialistët duken të qetë dhe disi të kotur në monotoninë e 12 vjetëve pushtet. Kanë gjithçka nën kontroll. Madje edhe kur na bie zjarri nuk del njeri të reagojë por thjeshtë lexojmë bilancet e hektarëve e shtëpive të djegura nëpër portale. Kudo sundon një klimë paqeje që ka shijen e një vetëdorëzimi. Më lehtë se kaq nuk mund të merret...