Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Putin paralajmëron: Trupat perëndimore në Ukrainë do jenë shënjestër e ushtrisë ruse
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi këtë të premte se vendosja e trupave të huaj si garanci sigurie për Ukrainën do të konsiderohej nga Moska si një objektiv legjitim për t’u sulmuar. Ai tha se një marrëveshje paqeje do ta bënte të panevojshme praninë ushtarake të jashtme në Ukrainë. “Sa i përket vendosjes së mundshme të kontingjenteve ushtarake në Ukrainë, kjo është një nga shkaqet rrënjësore që e tërheq Ukrainën drejt NATO-s. Prandaj, nëse shfaqen trupa atje, veçanërisht tani, në mes të luftimeve, ne do t’i konsiderojmë ato si objektiva legjitime për sulm,” tha presidenti rus të premten, gjatë një fjalimi në Forumin Ekonomik Lindor (EEF) në Vladivostok. Deklarata e tij erdhi pas njoftimit të presidentit francez Emmanuel Macron, i cili pas Samitit të “Aleancës së Vullnetarëve” për...