Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Thuajse 3 miliardë euro! Bashkimi Europian i vë gjobën e majme Google
Rregullatorët e Bashkimit Europian kanë gjobitur Google me 2,95 miliardë euro për shkeljen e ligjeve të konkurrencës së bllokut duke favorizuar shërbimet e veta të reklamimit dixhital, çka shënon penalitetin e katërt për gjigantin teknologjik dhe një tërheqje nga kërcënimet e mëparshme për ndarjen e kompanisë. Komisioni Europian e ka urdhëruar kompaninën amerikane që t’u japë fund “praktikave të vetë-favorizimit” dhe të ndërmarrë hapa për të ndaluar “konfliktin e interesit” në zinxhirin e teknologjisë së reklamimit, raporton The Guardian. Hetimi i komisionit zbuloi se Google “kishte abuzuar” me pozitat e tij në ekosistemin e teknologjisë së reklamave. Google tha se vendimi ishte “i gabuar” dhe do ta apelojë. “Vendos një gjobë të pajustifikuar dhe kërkon ndryshjime që do të dëmtojnë mijëra biznese europiane duke e bërë...