“Kroacia do luftë civile në Serbi”, Plenkoviç: Pretendimet nga Beogradi janë qesharake

“Kroacia do luftë civile në Serbi”, Plenkoviç: Pretendimet nga Beogradi janë qesharake

Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç i quajti sot qesharake pretendimet e kryetares së Parlamentit serb Ana Brnabiç se Kroacia po nxit luftë civile në Serbi. Të hënën teksa merrte pjesë në panelin e liderëve në Forumin Strategjik të Bledit mbi perspektivat e vendeve kandidate dhe Bashkimit Evropian për t’u përgatitur për zgjerim deri në vitin 2030, Plenkoviç shprehu skepticizëm për situatën në Beograd, duke u shprehur se “Serbia është në prag të luftës civile“. “Mos mendoni se po mbështes një skenar të tillë, thjesht po e përshkruaj ftohtësisht”, theksoi kryeministri pas panelit. Gjë që nuk e pengoi Kryetaren e Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Ana Brnabiç, një nga bashkëpunëtoret më të ngushta të presidentit serb, të akuzonte Kroacinë se “nuk e do Aleksandër Vuçiçin në krye të Serbisë” dhe...