Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kryeministri Kurti kujton Nënë Terezën në 28-vjetorin e vdekjes: Ajo mbetet shembulli më i lartë i humanitetit ndër njerëz
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka kujtuar 28-vjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, humanistes shqiptare e cila ka vdekur më 5 shtator 1997. Kryeministri Kurti ka thënë se edhe 28 vite pas vdekjes së saj, bota vazhdon ta kujtoj Nënë Terezën, pasi virtytet dhe vlerat për të cilat ajo u angazhua gjithë jetën e saj ishin universale. Ai gjithashtu tha se Nënë Tereza paraqet shembullin më sipëror ndër të gjithë, atë të përpjekjes së njeriut për ta ruajtur humanitetin ndër njerëz. Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Kryeministrit Kurti: Në një ditë sikur e sotmja, më 5 shtator 1997, ka vdekur bamirësja e madhe shqiptare, Anjeze Gonxhe Bojaxhiu. E njohur botërisht si Nënë Tereza, ajo kishte lindur 87 vite më parë, më 26...