Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

Rama publikon tjetër video nga “fshesa” e IKMT në kryeqyte: Nuk ka pushim

Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet. Në pamje duken forcat e IKMT, të cilat shembin betonin që ka ‘zaptuar’ hapësirat publike. Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.