DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

DASH zbulon çfarë u diskutua në takimet që zhvilloi Dumani në Uashington

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani zhvilloi disa takime të nivelit të lartë dy ditë më parë në Departamentin Amerikan i Shtetit. DASH ka zbuluar për mediat qëllimet e takimeve. DASH deklaron se fokusi i diskutimeve të Dumanit dhe zyrtarit të lartë të Byrosë, Brendan Hanrahan, ishin lufta ndaj trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe emigracionit të paligjshëm. “Shtetet e Bashkuara po punojnë me Shqipërinë për qëllimet tona të përbashkëta të ndalimit të trafikut të drogës, krimit të organizuar dhe migracionit të parregullt. Zyrtarë të lartë të Departamentit u takuan me Kreun e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Dumani, për të diskutuar fusha të bashkëpunimit me përfitim të ndërsjellë”, tha DASH. Dumani ishte në Uashington më 2 shtator. Takimi me Hanrahan u mbajt me dyer...