Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

Delinda Disha largohet nga MCN TV! Akuza për mosshpërblim dhe abuzime me punonjësit

Moderatorja Delinda Disha ka njoftuar ndjekësit e saj se nuk do të jetë më pjesë e emisionit investigativ “Xhadat” në MCN TV. Përmes një postimi në rrjete sociale, ajo shpjegoi se arsyeja e largimit lidhet me mospagesën e rrogës së saj, ndërkohë që, sipas saj, kolegët e tjerë e kanë marrë pagën për muajin prill. “Miq, ndjekës, dua t’ju lajmëroj se nuk do jem më pjesë e MCN TV tek emisioni investigativ ‘Xhadat’ si moderatore. Arsyeja e largimit: Pse kërkoja rrogën time, ndërkohë tashmë ish-kolegët e mi kanë marrë rrogën që në muajin prill.”, shkruan Disha në postimin e parë që ndau në story. Në një tjetër reagim, moderatorja akuzon drejtuesen e MCN, Marsida Karabollaj, se mban peng pagat e punonjësve për muaj të tërë...