A është e vërtetë që duhet të hani proteina menjëherë pas stërvitjes?

A është e vërtetë që duhet të hani proteina menjëherë pas stërvitjes?

Rekomandohet konsumimi i proteinave brenda një ore pas përfundimit të seancës në palestër, por mos i lini pas dore vaktet e rregullta. “Kjo është një nga ato këshilla të rralla për fitnesin në TikTok që ka shumë të vërteta pas saj. Megjithatë, ndonjëherë merret paksa shumë fjalë për fjalë! Shikon njerëz që pinë pije proteinike ndërsa dalin me vrap nga palestra e tyre”, thotë Bethan Crouse, nutricioniste e performancës në Universitetin Loughborough. Crouse u rekomandon atletëve me të cilët punon, të konsumojnë 20-30 gr proteina brenda 30-60 minutave nga përfundimi i një seance stërvitore me rezistencë. “Akti i ushtrimit të muskujve tanë rrit zbërthimin e proteinave të muskujve. Për t’i rikthyer, ose shpresojmë t’i përmirësojmë ato dhe për të arritur përfitime të tilla si rritja...