Tre orë kërkime/ Kishin humbur rrugën, shërbimi zjarrfikës i vjen në ndihmë çiftit izraelit

Tre orë kërkime/ Kishin humbur rrugën, shërbimi zjarrfikës i vjen në ndihmë çiftit izraelit

Shërbimi Zjarrfikës i Himarës ka arritur pas tre orësh kërkime të gjejë një çift turistësh izraelitë, të moshës 22 vjeç, me të cilët kishin humbur kontaktet. Çifti u lokalizua në zonën e Gjipesë dhe aktualisht po shoqërohet nga forcat zjarrfikëse drejt një vendi të sigurt. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pasur nevojë për ndërhyrje mjekësore. Ky është një tjetër rast që tregon rëndësinë e reagimit të shpejtë të ekipeve të emergjencës në zonat turistike të jugut, ku çdo vit mijëra pushues vizitojnë plazhet dhe kanionet e izoluara të Gjipesë.