Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Egjipti akuzon Izraelin për gjenocid dhe i thotë “jo” zhvendosjes së palestinezëve: Nuk do ta lejojmë të ndodhë
Egjipti ka ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit, duke deklaruar se nuk do të pranojë shpërnguljen masive të palestinezëve dhe veprimet që i konsideron si gjenocid. Kjo deklaratë vjen pasi mijëra banorë të qytetit të Gazës sfiduan urdhrat izraelite për të lënë qytetin. “Shpërngulja nuk është një opsion dhe është një vijë e kuqe për Egjiptin, nuk do të lejojmë të ndodhë kjo”, tha ministri i Jashtëm egjiptian, Badr Abdelaty, në një deklaratë për gazetarët. “Shpërngulja nënkupton pastrim dhe fundin e çështjes palestineze. Nuk ka asnjë bazë ligjore apo morale për të dëbuar njerëzit nga atdheu i tyre,” shtoi ai. “Po ndodh një gjenocid atje” Ndërhyrja e ministrit të Jashtëm egjiptian vjen në vazhdën e kritikave të ashpra të Egjiptit ndaj Izraelit, megjithëse vendi ka bashkëpunuar me...