Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Fshesa” e Trump mbërrin tek ‘Hyundai’, bastisje e madhe në një fabrikë, 475 të arrestuar
Në një bastisje të madhe të policisë së imigracionit në një fabrikë të Hyundai në shtetin amerikan të Xhorxhias të enjten, u arrestuan 475 emigrantë të dyshuar se jetonin dhe punonin ilegalisht në SHBA. Një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare tha për CBS News se arrestimet vijnë në kuadër të goditjes së administratës Trump ndaj imigracionit të paligjshëm. Më parë, zyra e ATF-së në Atlanta tha në një postim në mediat sociale që përfshinte foto nga operacioni se 450 persona ishin arrestuar. Bastisja kishte në shënjestër një nga fabrikat më të mëdha dhe më të shquara të prodhimit në Xhorxhia, të cilën guvernatori dhe zyrtarë të tjerë e kanë quajtur projekti më i madh i zhvillimit ekonomik në historinë e shtetit. Hyundai...