Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
‘Gjenocidi ekspozon dështimin e Evropës’/ BE distancohet nga pretendimet e Komisioneres se Izraeli kreu gjenocid në Gaza
Komisioni Evropian u distancua të premten nga komentet e bëra nga një komisionere e lartë në një universitet në Francë, në të cilat ajo akuzoi Izraelin për kryerjen e gjenocidit në Gaza. Zëvendëspresidentja ekzekutive e Komisionit, Teresa Ribera, kritikoi ashpër Evropën për dështimin e saj për të vepruar për të bindur Izraelin të ndalojë operacionet e tij ushtarake në Gaza, të cilat kanë shkatërruar pjesën më të madhe të Rripit. “Gjenocidi në Gaza ekspozon dështimin e Evropës për të vepruar dhe për të folur me një zë të vetëm, edhe pse protestat u përhapën në qytetet evropiane dhe 14 anëtarë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së bënë thirrje për një armëpushim të menjëhershëm”, u tha ajo studentëve në një fjalim në ‘Sciences Po’ të enjten....