KiE kritikon marrëveshjen Itali–Shqipëri për emigrantët: Rrezik torturash dhe shkeljesh të të drejtave

KiE kritikon marrëveshjen Itali–Shqipëri për emigrantët: Rrezik torturash dhe shkeljesh të të drejtave

Këshilli i Evropës u ka bërë thirrje 46 vendeve anëtare që të mos delegojnë përpunimin e kërkesave për azil në vende të treta, duke paralajmëruar se praktika të tilla rrezikojnë të çojnë në tortura, keqtrajtime, dëbime kolektive dhe cenim të jetës së emigrantëve. Në raportin e ri, është përmendur edhe marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë, në kuadër të së cilës emigrantët e zbarkuar në brigjet italiane strehohen në qendra pritjeje në territorin shqiptar. Sipas Këshillit, këto struktura po përdoren edhe për riatdhesimin e azilkërkuesve. Komisioneri për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, tha se “politikat e eksternalizimit” mund të pengojnë aksesin real në azil dhe të privojnë individët nga mjetet ligjore. Muajin e kaluar, Gjykata e Drejtësisë së BE-së vendosi që azilkërkuesit e transferuar në Shqipëri...