Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Balluku këndonte e ekzaltuar”, Berisha: Inaugurohet pas 16 vitesh rruga ‘vidh e vidh nuk ka të sosur’ Qukës-Qafë-Plloçë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar për inaugurimin e rrugës Qukës–Qafë Plloçë, duke e cilësuar si një projekt simbol të korrupsionit dhe zvarritjes. Berisha shkruan në reagimin e tij, se kjo rrugë duhej të inaugurohej në vitin 2014, por projekti i Ramës ‘vidh e vidh nuk ka të sosur’, e solli që ajo të inaugurohet 11 vite më pas. Më tej, lideri i opozitës, Sali Berisha shpjegon se pas zgjedhjeve të vitit 2013, qeveria Rama kërkoi anulimin e financimit nga Banka Islamike. Sipas tij, me ndryshimin e projektit nga qeveria Rama, ndërtimi mori përmasa absurde. Në fund të reagimit, Berisha ironizon edhe ceremoninë e inaugurimit: ‘Në inaugurim, Lubia e ekzaltuar këndonte nënse: ‘Bjeri gajdes gajdexhi, gajdexhi të lumtë goja se ne mbushëm xhepat...