VIDEO / Zuri vendin e parkimit të motrës, 34-vjeçari djeg makinën

VIDEO / Zuri vendin e parkimit të motrës, 34-vjeçari djeg makinën

Këto janë momentet kur 34-vjeçari D.B., i vendos flakën një automjeti tip Citroen në rrugën Frang Bardhi në kryeqytet. Ngjarja ndodhi rreth orës 23:50 të mbrëmjes së së mërkurës së kësaj jave. Pas zjarrvënies së qëllimshme në automjet, 34-vjeçari u largua rrugicave për të humbur gjurmët. Por ishin kamerat e sigurisë së zonës që e identifikuan dhe çuan në arrestimin e tij nga komisariati nr. 2. Pas ndalimit të tij, ai i tha policisë se dogji automjetin e një 43-vjeçareje pasi kishte zënë vendin e parkimit të së motrës. D.B,, i cili akuzohet për shkatërrim të pronës me zjarr, është emër i njohur për policinë. Në vitin 2016 është arrestuar nga policia pasi akuzohej se kishte vjedhur 6 banesa e biznese në një kohë të...