Sllovakia sfidon Bashkimin Evropian për Kinën

Sllovakia sfidon Bashkimin Evropian për Kinën

   “Pas ‘Paradës së Fitores’ në Kinë, Sllovakia nxjerrë në pah izolimin poshtërues të Bashkimit Evropian” Nga Eljanos Kasaj* Kryeministri sllovak Robert Fico, i cili po viziton Republikën Popullore të Kinës për përkujtimet që shënojnë 80-vjetorin e fitores në Luftën e Rezistencës së Popullit Kinez kundër Agresionit Japonez dhe Luftën Botërore Antifashiste(1939-1945), tha se e konsideron “një gabim të madh” që krerët e shteteve dhe kryeministrat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian injoruan festimet e “Ditës së Fitores së popullit kinez”. Në një video të postuar në platformën sociale X ditën e enjte,zoti Fico tha se “disa mund ta kenë interpretuar atë si një demonstrim të fuqisë ushtarake të Kinës, por duhet parë në kontekstin e deklaratave serioze të bëra nga Presidenti kinez Xi”. “Presidenti kinez e...