Deri më 12 shtator mundet! Real Madrid bën gati largimin e radhës

Deri më 12 shtator mundet! Real Madrid bën gati largimin e radhës

5 Shtator 2025 17:43 Telesport David Alaba mund të largohet nga Real Madrid. Mbrojtësi austriak ka tërhequr interes në Turqi në ditët e fundit të merkatos, aty ku kanë mbetur edhe 7 ditë kohë për transferime. Besiktas ka bërë një ofertë zyrtare për ish-lojtarin e Bayern dhe Florentino Perez po e shqyrton. Alaba mbetet një figurë kyçe në mbrojtjen e Los Blancos, por konkurrenca është shtuar me emra si Huijsen dhe Carreras, dy pozicionet ku Alaba mund të luajë. Besiktas i ka premtuar vend titullari dhe rol lideri, plus pagë të majme.