Krijohet modeli për transformimin e shikimit nepërmjet IA

Krijohet modeli për transformimin e shikimit nepërmjet IA

Një studim kërkimor ndërkombëtar, udhëhequr nga shkencëtarë kinezë, ka zbuluar një model themelor shikimi që premton të transformojë kujdesin e syve në mbarë botën. Përmes një prove klinike ndërkombëtare, ai demonstroi se si inteligjenca artificiale (IA) së shpejti do të jetë në gjendje të ndihmojë mjekët në klinikat e kujdesit parësor dhe në qendrat e specializuara, shkruan “Xinhua”. I botuar në “Nature Medicine”, studimi i udhëhequr nga Universiteti Tsinghua dhe Universiteti Shanghai Jiao Tong, ndau detaje për “EyeFM”, një sistem i inteligjencës artificiale i trajnuar në 14.5 milionë imazhe okulare dhe tekste klinike të mbledhura nga grupe të dhënash globale, shumetnike. Ky sistem u krijua nga këto universitete së bashku me bashkëpunëtorë ndërkombëtarë. Rreth 44 oftalmologë nga Kina, India, Malajzia, Danimarka, Guinea Ekuatoriale dhe Shtetet...