Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
19 vite në arrati, arrestohet në Itali shqiptari i kërkuar në të gjithë Evropën, e “tradhtoi” tatuazhi
Një 52-vjeçar shqiptar, i kërkuar nga Italia në të gjithë Evropën, është arrestuar pas 19 vitesh arrati. Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për shtetasin Durin Lusha. Arrestimi i tij u bë në Taviano, në provincën e Leçes në një lokal, ndërsa u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur. 52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare e cila shfrytëzonte gratë e huaja dhe ato nga Shqipëria, për prostitucion. Për t’i shpëtuar arrestimit, Lusha kishte ndryshuar emrin e tij në pasaportë./vizionplus.tv