Kushtetuesja në Kosovë bllokon qeverinë, asnjë hap për formimin e institucioneve deri në 30 shtator

Kushtetuesja në Kosovë bllokon qeverinë, asnjë hap për formimin e institucioneve deri në 30 shtator

Gjykata Kushtetuese e Kosovës njëzëri ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Masa do të jetë në fuqi nga dita e sotme deri më 30 shtator. Ky akt u ndërmor  nga Gjykata, pas  ankesës së deputetëve të Listës Serbe, të cilët  u shprehën kundër  votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit nga radhët e komuniteteve pakicë gjatë seancës konstituive. Kushtetuesja  theksoi se, pa u vlerësuar dyshimet e ngritura nga Lista Serbe për shkelje kushtetuese në seancat e 26 dhe 28 gushtit, “është e domosdoshme që të ndalohen të gjitha veprimet e mëtejshme drejt zgjedhjes së Qeverisë dhe vazhdimit të punës së Kuvendit”....