Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza/ Kishte humbur 26 anëtarë të familjes

Akademiku i njohur vdes nga uria në Gaza/ Kishte humbur 26 anëtarë të familjes

Viktimë e urisë në Gaza ka mbetur dhe akademiku palestinez, shkrimtari dhe poeti Omar Harb: Mediat lokale thonë se lektori universitar ndërroi jetë nga kequshqyerja si pasojë e bllokadës disa mujore izraelite që ka gjunjëzuar enklavën. Shëndeti i tij kishte ardhur në përkeqësim javët e fundit, e në një intervistë të dhënë këto kohë për Al Jazeerën, Harb që përpara fillimit të konfliktit tetorin e vitit 2023 peshonte 120 kilogramë, tani kishte një peshë prej më pak se 40 kilogramësh. Në intervistën e dhënë tre javë para vdekjes, akademiku kishte përshkruar vuajtjet e tij personale duke u lutur për ushqim, ilaçe dhe ndihmë mjekësore që kurrë nuk i mori. Ai gjithashtu kishte kërkuar një karrocë të re për personat me aftësi të kufizuara. “Kam parë...