Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Viti i ri shkollor, ‘Astiri’ me 70 mijë banorë vazhdon të mbetet pa kopshte e shkolla publike
Prej 20 vitesh Astiri, një nga zonat më të populluara të Tiranës, nuk ka kopsht dhe shkollë publike. Rreth 70 mijë banorë të kësaj zonë fëmijët i çojnë në zona të tjera të kryeqytetit ose ne institucione private. Kështu do të detyrohen të veprojnë edhe këtë vit të ri shkollor. Mungesa e shkollave në zonën e Astirit u kthye në debat politik gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Kryedemokrati Berisha vuri gishtin në plagë. Ndërsa kryeministri Rama dhe kryetarja në detyrë e bashkisë prezantuan projektin e ndërtimit të shkollës dhe çerdhes së parë publike në këtë zonë. Të hënën e 8 shatorit nis procesi mësimor e bashkë me të dhe vuajtjet e përditshme të prindërve të Astirit për t’i çuar fëmijët në shkollat larg...