Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Siguria ushqimore në pikën më të ulët” Tabaku reagon pas bllokimit të pjeshkëve në Kroaci
Rasti i bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve, ka sjellë edhe reagimin e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale, Tabaku theksoi se ky është rasti i radhës pas mandarinave, domateve dhe specave që janë ndaluar më herët në vendet e BE-së si rezultat i sistemit europian të kontrollit ushqimor. Sipas saj, kjo tregon se sistemi i ngritur nga qeveria nuk funksionon dhe lë qytetarët pa asnjë garanci për produktet që konsumojnë. “Ne nuk e dimë se çfarë produktesh konsumojmë ne dhe fëmijët tanë, çfarë produktesh vendosen në tryezat tona. Sepse sistemi që kemi ndërtuar në bujqësi nuk mbështet fermerin, nuk garanton kontrollin e kimikateve që përdoren dhe nuk siguron...