Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

Teqeja e Frashërit, aty ku 117 vite më parë nisi të mësohej gjuha shqipe në Përmet

Përmeti feston sot ditën e teqes së Frashërit, një nga monumentet me vlera kulturore dhe historike në vendin tonë. Teqeja e Frashërit nuk lidhet vetëm me bektashizmin, por mbi të gjitha me përpjekjet dhe kontributin e saj për gjuhën e shkollën shqipe pasi përbën fillesat e arsimit shqip në rrethin e Përmetit. Kjo teqe, me një histori gati dy shekuj e gjysmë, ka qenë dhe mbetet një vatër e rëndësishme besimi, por dhe një vatër e shquar atdhetare. Teqeja u ndërtua më 1781 nga Sulejman Beu i Frashërit dhe në 1908 u hap shkolla e parë shqipe nga baba Alushi në të cilën u mësua gjuha shqipe dhe ku u edukuan rilindasit. Përveç vlerave shpirtërore për besimtarët bektashianë, ky monument kulture që e mori këtë...