Edna O’Brien: Goja e shpellës

Edna O’Brien: Goja e shpellës

Josephine Edna O’Brien (1930 – 2024), prozatore, poete, dramaturge irlandeze.  GOJA E SHPELLËS Nga Edna O’Brien Kishte dy udhë që çonin në fshat. Unë e zgjodha atë më të thyerën që dilte më afër shpinë së bjeshkës se sa detit. Ishte një distancë e pluhurtë pa anë të kufizara mirë e një rruge të mbuluar me gurë. Gurët që kanë rënë nga shkrepi marrin një nuancë kërcënuese të së kuqes kur çahen në gjysmë. Në sipërfaqen e shkëmbit duket të jenë të hirtë. Aty-këtu në fytyrën e tij të hirtë dhe të kuqe ka ca grumbuj pemësh. Të përcëlluara në verë, të shkundura nga erërat në dimër, sidoqoftë ato mbijetojnë ashtu pa u zgjeruar as pa u zvogëluar.  Në një grumbull të tillë blertësie, tamam...