“Do mbyllen lokalet afër shkollave”/ Policia bën planin e sigurisë: Kontroll nxënësve te dera

“Do mbyllen lokalet afër shkollave”/ Policia bën planin e sigurisë: Kontroll nxënësve te dera

Çdo nxënës që dyshohet se mund të mbajë me vete në shkollë sende të jashtëligjshme, do të kontrollohet që në portën hyrëse nga roja i shkollës dhe oficeri i sigurisë. Kjo është një ndër masat e ndërmarra nga Policia e Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë e nxënësve. Plani i masave do të nisë zbatimin nga dita e hënë, me nisjen e vitit të ri shkollor. Detajet e u bënë publike në një deklaratë për mediat nga drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli. “Dhënien dhe shkëmbimin e informacioneve me stafin pedagogjik dhe me oficerët e sigurisë në shkolla, për nxënësit që mund të mbajnë me vete sende të kundërligjshme dhe mbi bazën e tyre, zhvillimin e kontrolleve në portat e hyrjes nga personeli roje...