Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Zelensky: Mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në bazë të garancive të sigurisë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se mijëra trupa mund të vendosen në Ukrainë në përputhje me garancitë e sigurisë të propozuara nga aleatët e saj, pasi të ketë përfunduar lufta e Rusisë kundër vendit të tij. Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha të enjten se 26 vende kanë premtuar garanci sigurie për Ukrainën pas luftës, duke përfshirë një forcë ndërkombëtare në tokë, në det dhe në ajër. Fillimisht, Macron tha se këto vende do të dërgojnë trupa në Ukrainë, por më pas sqaroi se disa prej tyre do të ofrojnë garanci duke qëndruar jashtë Ukrainës, për shembull duke ndihmuar në trajnimin dhe pajisjen e forcave të Kievit. “Është e rëndësishme që po i diskutojmë të gjitha këto … patjetër do të jenë mijëra,...