Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Sistemi patronazhon votën”/ Niveli i kimikateve në vendin tonë, reagon deputetja: Shteti merret me rigonin në male
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale lidhur me rastin e fundit të bllokimit të pjeshkëve shqiptare në kufirin me Kroacinë për shkak të nivelit të lartë të kimikateve. Tabaku kujtoi se ky është rasti i radhës pas mandarinave, domateve dhe specave që janë ndaluar më herët në vendet e BE-së si rezultat i sistemit europian të kontrollit ushqimor. Sipas saj, kjo tregon se sistemi i ngritur nga qeveria nuk funksionon dhe lë qytetarët pa asnjë garanci për produktet që konsumojnë. “Ne nuk e dimë se çfarë konsumojnë fëmijët tanë. Ndërkohë që shteti merret me rigonin në male, maunet me produkte të pasigurta kalojnë lirshëm në treg me siguri ushqimore zero”, theksoi Tabaku. Ajo nënvizoi se Shqipëria sot...