Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Giorgio Armani, lamtumira e punonjësve: Ne jemi pjesë e një familje
Bota e modës është zhytur në zi pas ndarjes nga jeta të ikonës së stilit italian, Giorgio Armani, i cili u shua në moshën 91-vjeçare. Themeluesi i një prej shtëpive më të njohura të modës në botë, Armani la pas një trashëgimi që shkon përtej dizajnit dhe rrobave elegante, ai la pas një vizion, një filozofi pune dhe një familje që ai e krijoi vetë: kompaninë që mban emrin e tij. Në një mesazh prekës, i publikuar në gazetat italiane Corriere della Sera dhe La Repubblica, familja dhe punonjësit e shtëpisë Armani i janë drejtuar publikut dhe vetë themeluesit të tyre, me fjalë që reflektojnë dhimbjen, krenarinë dhe përkushtimin për të çuar përpara trashëgiminë e tij. “Në këtë kompani, ne gjithmonë jemi ndjerë pjesë e...