Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Hamasi tregon dy pengje me video, Izraeli pushton gjysmën e Gazës, 75 të vrarë në orët e fundit
Ushtria e Izraelit ka arritur që të pushtojë gati gjysmën e qytetit të Gazës. Këtë e konfirmoi një zëdhënës i forcave të armatosura të shtetit hebre, ndërsa paralajmërohet një zgjerim i hartës së operacioneve tokësore dhe një ashpërsim i veprimeve luftuese. “Hamasi do të përballet me fuqinë e plotë të ushtrisë së Izraelit në qytetin e Gazës. Do të rrisim presionin derisa Hamasi të shkatërrohet”, u shpreh gjenerali Effie Defrin. Avancimi i ushtrisë izraelit vjen me pasoja tragjike për palestinezët. Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, 18 persona janë vrarë, mes të cilëve 7 fëmijë. Al Jazeera shkruan se në 24 orët e fundit janë varë 75 njerëz në enklavën palestineze, prej të cilëve 44 vetëm në qytetin e Gazës. Izraeli pretendon se në sulmet e fundit...