“Rama takoi dy herë McGonigal”, Berisha: Raporti i departamentit të drejtësisë vërtetoi shqetësimet e opozitës

“Rama takoi dy herë McGonigal”, Berisha: Raporti i departamentit të drejtësisë vërtetoi shqetësimet e opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi publikimin e raportit të Departamentit Amerikan të Drejtësisë për ish-zyrtarin e lartë të FBI, Charles McGonigal, për të akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka shkelur ligjin amerikan, pasi ka korruptuar McGonigal-in për të luftuar opozitën. Në një konferencë me gazetarët, Berisha vuri në dukje se raporti i Inspektorit të Përgjithshëm saktëson se kryeministri Rama dhe ish-zyrtari i lartë i FBI janë takuar dy herë. “Të korruptosh një punonjës, një zyrtar të lartë të SHBA-së, që ka për detyrë të mbrojë qytetarët amerikanë nga korrupsioni, kryen një krim të rëndë në ligjin amerikan, ligjin shqiptar dhe ligjin e çdo vendi.” Berisha i mëshoi në mënyrë të veçantë një paragrafi në këtë raport, ku thuhet se McGonigal i dërgoi një...