Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Nënë Tereza, 9 vite nga shenjtërimi/ Dita Ndërkombëtare e Bamirësisë, Spiropali viziton institutin e të miturve në Kavajë
Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali e shoqëruar nga Zëvendësdrejtorja e Përgjithshme e Burgjeve, Irma Bime sot në ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës zgjodhi të vizitojë Institutin e të Miturve dhe të Rinjve në Kavajë. Instituti akomodon 21 të mitur dhe të rinj në konflikt me ligjin, të moshave 14-18 vjeç. Kujdesi e vëmendja për shëndetin, sigurinë, rehabilitimin dhe edukimin e fëmijëve në konflikt me ligjin u shpreh kryetarja e kuvendit, duhet të jetë e vazhdueshme dhe nga të gjithë. “Mesazhi i Nënë Terezës shkon përtej të gjitha dallimeve sociale, ekonomike, të prejardhjes dhe është një mesazh që udhëton deri tek të vetmuarit, udhëton deri tek të sëmurët, të izoluarit, tek njerëzit që vuajnë dënimin dhe të gjithë ata që kanë humbur shpresë dhe unë...