Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kushtetuesja në Kosovë bllokon Kuvendin për të formuar qeverinë e re deri në 30 shtator
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së re të Kosovës. Masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator. Gjykata Kushtetuese vendosi të caktojë ex officio dhe sipas kërkesës së parashtruesve masën e përkohshme përmes të cilës ndalohet çdo veprim i deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe çdo procedurë për formimin e Qeverisë, të urdhërojë që masa e përkohshme hyn në fuqi më 5 shtator 2025, në kohëzgjatje deri më 30 shtator 2025″, sipas kërkesës së deputetëve të Listës Serbe dhe deputetit nga komuniteti goran Adem Hoxha. Kushtetuesja tha se e pranoi kërkesën...