Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komision hetimor për ‘McGongial’/ Blushi: Raporti i Departamenti të Drejtësisë bëri pluhur e hi ‘Ramaformën’
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar sot pas publikimit të raportit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve për çështjen McGonigal, duke e cilësuar atë një “akt-akuzë të re zyrtare shumë të rëndë për Kryekorruptuesin Edi Rama”. Sipas Blushit, raporti fakton se Kryeministri është “diskredituar ndërkombëtarisht, ilegjitim, i inkriminuar dhe de facto i rrëzuar nga pushteti”. Ai akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin, për bllokim të qëllimshëm të hetimeve, duke mos ndërmarrë asnjë veprim për tre vite lidhur me këtë aferë, ndonëse sipas tij ekziston një kallëzim penal mbi tavolinë. Ai shtoi se komunikimet e publikuara nga McGonigal me Ramën tregojnë se “Ramaforma” në drejtësi ka qenë një projekt për kapjen e institucioneve dhe përdorimin e tyre si armë politike. Blushi...