Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kushtetuesja vendos: Nuk ka procedurë për formimin e qeverisë së re deri me 30 shtator!
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme përmes së cilës ua ndalon deputetëve të ndërmarrin veprime si dhe ndalon zhvillimin e ndonjë procedure për formimin e Qeverisë së Kosovës. Masa do të jetë në fuqi nga 5 shtatori deri më 30 shtator. Kjo masë u vendos nga Gjykata në bazë të kërkesës së deputetëve të Listës Serbe. Kushtetuesja tha se e pranoi kërkesën për masë të përkohshme, sepse ajo i shërben “evitimit të rreziqeve ose dëmeve të pariparueshme” dhe është në “interes publik”.