“Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL-in” e Avni Ponarit dhe zhvati qytetarët

“Raiffeisen Bank” nën hetim, “Konkurenca”: Dyshohet se favorizoi “SIGAL-in” e Avni Ponarit dhe zhvati qytetarët

Raiffeisen Bank, një nga bankat më të mëdha në Shqipëri, dyshohet se ka abuzuar me kredimarrësit hipotekorë duke shkelur ligjin, pasi ka zgjedhur vetëm një kompani për sigurimin e jetës, duke dëmtuar interesat e klientëve. Kjo është konstatuar nga një hetim i Autoritetit të Konkurrencës mbi mënyrën se si bankat e nivelit të dytë përzgjedhin shoqëritë e sigurimit të jetës për klientët që marrin kredi hipotekore. Sipas rregullave, në këto raste sigurimi i jetës është i detyrueshëm. Nga shqyrtimi i dokumentacionit rezulton se sjellja e Raiffeisen Bank SHA mund të përbëjë shkelje të neneve 4 dhe 9 të Ligjit nr. 9121, datë 28.07.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”. Për kreditë konsumatore, banka ka lidhur kontratë me Sigal Life, duke e bërë atë të vetmen shoqëri sigurimi...