Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Shqiptari në Itali kapet pas 19 vitesh në arrati, u identifikua nga tatuazhi i një gruaje
Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore italiane pas 19 vitesh në arrati. Mediat përtej Adriatikut raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Durin Lusha, i cili rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën, teksa është kapur në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes. Ai u kap në lokal, pasi u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur. 52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare të specializuar shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion. Për t’i shpëtuar kapjes nga policia, Durin Lusha kishte ndryshuar edhe emrin e tij në pasaportë në Elidon Lusha.